Kërkohet nga Turqia për organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës lë në qeli 32-vjeçaren turke Julide Yazici

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me qëllim ekstradimin për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç. Mësuesja me origjinë nga Turqia u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja.

Yazici është dënuar nga gjyqësori turk me 4 vite burgim për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga masa e këtij dënimi, 32-vjeçares i kanë mbetur pa kryer edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg.

Arrestimi i saj u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në momentin kur e reja po udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë.

Gjatë verifikimit të të dhënave në sistem nga Policia Kufitare, doli se ajo ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, çka çoi në prangosjen e saj të menjëhershme për llogari të autoriteteve të Turqisë. Me vendimin e gjykatës, ajo do të qëndrojë në qeli deri në përmbylljen e procedurave të ekstradimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×