ZYRTARE/ La Liga, një “oaz” për Kumbullën, qendërmbrojtësi mbetet në Spanjë

Një nga premtimet e mëdha të ekipit përfaqësues, Marash Kumbulla, vijon “shtegtimin” e tij pa mundur të gjejë stabilitetin e shumë kërkuar. Qendërmbrojtësi kuqezi ndryshon edhe një herë destinacion pasi në pamundësi për të gjetur një blerës për kartonin e tij, Roma edhe këtë sezon vendosi ta lë të lirë në formë huazimi.

Me anë të një komunikate për mediat, klubi italian bëri me dije se Kumbulla është transferuar në formë huazimi në La Liga, tek ekipi i Rayo Vallecano, aty ku luan edhe Ivan Balliu. Kumbulla u transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni.

Ku
Ku

Spanja është kthyer në një kampionat të preferuar për Kumbullën pasi në dy sezonet e fundit është aktivizuar për ekipe si Espanyol dhe Mallorca.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×