Sherri në çift përfshin edhe policinë, pranga dhunuesit dhe 23-vjeçares që u rrah nga partneri. Çfarë ndodhi në Tiranë

Policia E Tiranes E1536863662494 770x391

Sherri në çift ka përfshirë dhe policinë në Tiranë. Mësohet se pas ndërhyrjes së policisë pasi një djalë i ri kishte dhunuar bashkëjetuesen, kjo e fundit ka përfunduar edhe vetë në pranga, pasi kundërshtoi forcat policore.

NJOFTIMI I POLICISE
Në pranga edhe bashkëjetuesja dhe babai i tij, të cilët kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 26-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marie Logoreci”, një shtetas po dhunonte bashkëjetuesen e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babain e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×