Debutim ëndrrash për Taulant Seferin, realizon “dopietë” për Kayserispor (VIDEO)

Debutim ëndrrash për sulmuesin e Kombëtares, Taulant Seferi. “Bomberi” kuqezi realizoi një “dopietë” golash në javën e parë të kampionatit për ekipin e tij të ri, Kayserispor. I transferuar në mënyrë surprizë vetëm pak ditë më parë, Seferit i mjaftuan 9 minuta lojë për të shënuar golin e tij të parë përballë Vanaspor. Ish sulmuesi i Tiranës u shërbye në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.

Seferi përsëriti veten edhe me fillimin e pjesës së dytë ku në minutën 56-të kontrolloi topin në mënyrë fantastike dhe me një goditje të fortë brenda në zonë realizoi golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Kayserispor.

Falë “dopjetës” së sulmuesin kuqezi ekipi i tij i bëri një nisje me tre pikë sezonit të ri në Ligën e Parë Turke. Seferi rezultoi edhe lojtari i ndeshjes i vlerësuar me notën 9,3.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×