Ngjarja tragjike në Korçë, reagon klubi i Skënderbeut: Ishte pjesë e familjes sonë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur më 8 gusht, qytetin e Korçës. Joan Zyko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, ndërsa u vra nga shoku i tij i fëmijërisë me kallashnikov.

Zyko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15. Ai gjithashtu ishte dhe një tifoz i zjarrtë i “Ujqërve të Dëborës”. Në lidhje më këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut, që nëpërmjet faqes zyrtare ka shkruar:

REAGIMI I SKËNDERBEUT:

Ndarje e parakohshme nga jeta e Joan Zykos

Klubi i Futbollit Skënderbeu shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Joan Zykos, ish-futbollist i Akademisë së Skënderbeut dhe një tifoz i zjarrtë i ngjyrave bardhekuqe.

Joani ishte pjesë e familjes sonë, fillimisht si futbollist i akademisë dhe më pas si një nga ata tifozë që e mbajnë Skënderbeun në zemër.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

Prehu në paqe, Joan! 

Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes bardhekuqe



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×