EMRAT/ Shembja e pallatit në Himarë, lejuan ndërtimin pa leje. AMP procedon 4 policë për shpërdorim detyre

Pas shembjes nga IKMT të një objekti 5-katësh të ndërtuar pa leje në Himarë dhe arrestimit në flagrancë të poseduesit të ndërtesës nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të policisë të përfshirë në këtë rast.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se në ngjarje është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë.  Konkretisht, katër punonjës të Policisë së Shtetit po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Bëhet fjalë për Emiljano Prengën, me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, i cili më parë ka mbajtur të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë Himarë, dhe Klodian Petanin, Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, më parë në të njëjtën detyrë në Himarë. Të dy janë ndaluar.

Në procedim janë përfshirë edhe Ferit Merkaj, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, si dhe Redin Çaushaj, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë. Të dy ishin shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë. Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve, nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për këta dy punonjës janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

AMP bën me dije se vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×