
Një zjarr ka përfshirë një kabinë të ujësjellësit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit të qytetit.
Flakët kanë përfshirë kabinën që shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë, ndërsa dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht në pjesën kodrinore dhe më pas është përhapur drejt objektit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Situata paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara dhe objekteve pranë.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren.
and then