Aksident pranë shkollës “Janaq Kilica” në Fier, makina përplas personin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Kastriot” të Fierit, pranë shkollës “Janaq Kilica”, ku një automjet është përplasur me një person që lëvizte me biçikletë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B.

Drejtuesi i biçikletës është marrë nga ambulanca dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet informacioni nga spitali për gjendjen e të aksidentuarit dhe veprimet e mëtejshme procedurale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×