S’ka qetësi për Krujën! Riaktivizohet zjarri në lagjen Abazaj, pranë “Kroit të Madh”

Riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abazaj, në afërsi të vendit të quajtur “Kroi i Madh”, pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme prej katër ditësh me forca dhe mjete nga toka dhe ajri.

Edhe pse disa herë është menduar se zjarri ishte shuar plotësisht, trashësia e madhe e humusit në këtë zonë ka favorizuar ruajtjen e prushit në brendësi të tokës.

Të ndihmuara edhe nga era, vatrat e fshehura janë riaktivizuar sërish, duke rikthyer flakët në zonë. Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×