Zjarri në Daias pranë Lundrës zgjeron perimetrin gjatë mbrëmjes, digjen sipërfaqe të mëdha me bimësi

Një zjarr masiv ka shpërthyer në zonën e Daiasit, pranë Lundrës në Tiranë, ndërsa ende vijon duke krijuar një situatë me rrezik të lartë për mjedisin rrethues. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe kanë zgjeruar perimetrin e tyre, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pemë dhe bimësi të dendur.

Pavarësisht rënies së temperaturave gjatë natës, situata mbetet tejet kritike. Flakët masive vijojnë të jenë aktive edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa favorizohen nga erërat lokale dhe bimësia e zonës.

Tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të territorit përreth, ndërsa vatrat po përparojnë me shpejtësi drejt zonave me pyje e pemëtari.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×