Shqipëria ‘në flakë’/ “Zona më problematike Mali i Dajtit edhe për shkak të terrenit”, Goxhaj: Në territorin e Bashkisë së Tiranës mbi 100 vatra zjarri!

Kreu i Forcave Zjarrfikëse të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë në “News24” ka bërë pasqyrimin e situatës së zjarreve në vend.

Ai theksoi se zona më problematike aktualisht është ajo në malin e Dajtit, pasi terreni i vështirë bën të pamundur ndërhyrjen e plotë.

Gjithashtu nënvizoi se “situata më problematike me të cilin janë përballur ekipet zjarrfikëse, kanë qenë ajo në Priskë më 12 gusht’.

“Sot kemi forca të shërbimit zjarrfikës që po bëjnë të mundur izolimin e vatrave për të mos lejuar më riaktivizimin. Ndërsa në Dajt situate është jo në kontroll dhe duhet një koordinim shumë i madh. Që nga dita e shfaqjes së zjarrit kemi qenë në koordinim me këto forca dhe vazhdojmë të jemi dhe të punojmë për shuarjen e zjarrit. Në Territorin e Bashkisë së Tiranës mbi 100 vatra zjarri të shfaqura, aty ku është dashur më shumë ndihma ka qenë në zonën e Priskës. Këtë vit më problematik është Mali i Dajtit për shkak se terreni është shumë i vështirë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×