
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të premteje në sipërfaqet pyjore të Pukës.
Zjarri, i cili ka rënë në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur pranë vatrës, por mungesa e rrugëve automobilistike e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete.
Aktualisht, zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore, me qëllim izolimin e vatrës në njërën anë.
Zjarri, përveç sipërfaqeve pyjore, nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.
Fillimisht dyshohet se vatra e zjarrit, e cila nisi në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit në Pukë, është e qëllimshme. Për këtë qëllim është ngritur edhe një grup hetimor, i cili po operon në malin e Tërbunit.
and then