Cristian Shpendi në modë, Cesena vendos çmimin

Sulmuesi kuqezi Cristian Shpendi po tërheq sërish vëmendjen, pasi është konsoliduar si një nga sulmuesit më të spikatur të Serie B italiane gjatë dy sezoneve të fundit.

23-vjeçari ka treguar vazhdimisht aftësitë e tij për të shënuar gola dhe është bërë një nga sulmuesit më produktivë në kampionat.

E ardhmja e tij te Cesena mbetet e paqartë, ndërsa pritet që interesi për Cristian Shpendin të rritet akoma më shumë.

Cesena  ka pretendime për kartonin e lojtarit dhe nuk heq dorë nga shërbimet e tij pa të paktën 3.5 milionë euro.

Klubi do të preferonte ta mbante sulmuesin shqiptar në skuadër, por është gjithashtu i gatshëm të shqyrtojë një transferim nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Qëndrimi aktual i Cesenës është i qartë: asnjë negociatë për oferta nën 3.5 milionë euro.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×