Malisheva e nis edicionin me fitore bindëse, Drenica e Dukagjini e mbyllin duelin baras

Malisheva e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin 2026/27 në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke shënuar fitore të thellë ndaj Vushtrrisë, derisa Drenica dhe Dukagjini e mbyllën pa gola përballjen e tyre në xhiron e parë. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Malisheva e mposhti Vushtrrinë, me rezultat të thellë 6:1. Skuadra malishevas e zhbllokoi rezultatin që në minutën e pestë, kur Krenar Dulaj shënoi për 1:0. Në minutën e 35-të, Kreshnik Uka e dyfishoi epërsinë. Malisheva vazhdoi me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë. Dreni Kryeziu shënoi për 3:0 në minutën e 52-të, ndërsa Kreshnik Uka realizoi sërish në minutën e 64-t, duke çuar rezultatin në 4:0. Laurent Xhylani shënoi për 5:0 në minutën e 72-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Mark Bushaj realizoi për 6:0. Ndërkohë, Vushtrria arriti ta shënonte golin e nderit në minutën e 86-të përmes Dion Sahitit, duke vendosur rezultatin përfundimtar 6:1.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të shtunën, Drenica dhe Dukagjini kanë barazuar 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Përballja e vlefshme për xhiron e parë solli disa mundësi shënimi nga të dyja skuadrat, por mungoi konkretizimi para portave. Kësisoj, të dyja skuadrat e nisin edicionin me nga një pikë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×