
Pas kualifikimit në “play off”-in e Ligës së Konferencës, Dinamo do të përballet me një kalendar të ngjeshur në ditët e ardhshme.
Blutë do të zhvillojnë katër ndeshje në vetëm nëntë ditë, në një periudhë që do të kërkojë menaxhim maksimal të skuadrës nga trajneri Ilir Daja. Serinë e ndeshjeve Dinamo do ta nisë më 20 gusht, kur në “Elbasan Arena” do të presë Pafos, në orën 21:00, në takimin e parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës.
Vetëm dy ditë më vonë, më 22 gusht, kryeqytetasit do të rikthehen në kampionat, ku Dinamo do të përballet me Vorën në kuadër të javës së parë të Superiores, gjithmonë nëse sfida nuk shtyhet. Pas sfidës së kampionatit, vëmendja do të rikthehet sërish te Europa.
Më 27 gusht, në orën 19:00, Dinamo do të luajë në Qipro ndaj Pafos, në ndeshjen e kthimit që do të përcaktojë kualifikimin në fazën e ligës. Kalendari i ngjeshur do të mbyllet më 29 gusht, kur Dinamo do të udhëtojë në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun në kampionat.
Në total, skuadra e Ilir Dajës do të ketë përpara katër ndeshje brenda nëntë ditësh, me dy përballje evropiane dhe dy sfida të kampionatit. Menaxhimi i minutave dhe rotacioni do të jenë të rëndësishëm për të përballuar këtë seri takimesh, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e dy sfidave ndaj Pafos.
and then