“Tym i bardhë”, Barça gjen akordin total me Man.City, Rodri vesh fanellën blaugrana

Më në fund, Man.City dorëzohet, pranon ofertën e tretë të Barcelonës duke lënë të lirë Rodrin. Një nga telenovelat më të bujshme në këtë merkato vere mbyllet me një fund të lumtur, Rodri rikthehet në Spanjë duke iu bashkuar ekipit të Hansi Flick. Mediat spanjolle kanë bërë publike edhe detajet e kësaj marrëveshje:

Man.City ka pranuar paktën prej 76,5 milionë euro të Barcelonës, ku nga kjo shifër, 60 milionë euro do t’i përfitojë menjëherë, ndërsa pjesa tjetër është në formë bonusesh. Vetë lojtari do të përfitojë 15 milionë euro neto në vit, krahasuar me 11 milionë euro që përfitonte te Man.City.

Rodri pritet të prezantohet të mërkurën së bashku me Joao Cancelo-n.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×