Sylvinhon e kërkojnë në Brazil, mund të marrë drejtimin e klubit të njohur

Sylvinho është trajner i lirë që prej largimit nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë. Ish-tekniku kuqezi është një nga emrat që po shqyrtohen për të marrë drejtimin e Fluminenses në Brazil. Pas shkarkimit të trajnerit Luis Zubeldía më 13 gusht, Fluminense ka nisur kërkimin për një trajner të ri.

Megjithatë, pavarësisht lajmeve të fundit, deri tani nuk ka konfirmim se Fluminense ka bërë ofertë zyrtare apo ka zhvilluar negociata me Sylvinhon. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×