E pazakontë për Anis Mehmetin në klub, tani duhet të regjistrohet para…

Klubi i Ipsuiç po mundohet në të gjitha mënyrat që kthimi i radhës në Premier Ligë të zgjatë më shumë se herën e fundit, kur ishte vetëm një sezon si tranzit në elitën e futbollit anglez. Ndaj klubi ka përmirësuar ndjeshëm të gjithë qendrën stërvitore, duke investuar 30 milionë paund në të me sisteme të ndryshme që pritet ta ndihmojnë që të kenë një avantazh ndaj rivalëve.

Klubi ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti, ka ndërtuar tashmë strukturën e re, duke përmirësuar ndjeshëm të vjetrën që ishte larg çdo standarti që kërkohej për futbollin në këto nivele, pasi i përkiste fillimit të viteve 2000. Përveçse modernizuar si infrastrukturë, ajo është bërë një qendër e mirëfilltë teknologjike.

Sipas “East Anglian Daily Times”, klubi ka investuar edhe në “tualete teknike”. Lojtarët duhet të regjistrohen individualisht para se t’i përdorin për të bërë urinën, pasi analizimi i kampionëve të tyre nga sensorët, do t’i shërbejë stafit mjekësor të skuadrës për të kuptuar se si është niveli i dehidratimit të secilit gjatë stërvitjeve apo aktiviteteve fizike.

Në ambiente janë instaluar gjithashtu edhe teknologji për tharjen e shpejtë të këpucëve, siç përdoret në resortet e skive në Austri, apo edhe skaner për kockat që është sjellë nga SHBA, në mënyrë që të gjitha testimet të mund të kryhen që në qendrën stërvitore në rast problemesh, pa pritur dërgimin e lojtarëve në qendra shëndetësore. Tani ka edhe një pishinë që përdoret për hidroterapi, kabina hiperbarike dhe për të ftohtin për rikuperim, një palestër moderne dhe një dhomë stërvitjeje në lartësi.

Sipas drejtuesve të klubit, ky përmirësim i ndjeshëm bindi trajnerin Geri O’Nill që t’i bashkohej këtij projekti, duke i dhënë lamtumirën Strasburgut ku drejtonte më parë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×