
Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull vrasjes të ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, ku 29-vjeçari Sokrat Vata, vrau me thikë turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes në hotelin “Principotes”.
“Protothema” iu referohet raportmeve në mediat shqiptare për ngjarjen dhe shkruan se në qendër të autoriteteve është roli i dy efektivëve të policisë, të cilët nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen.
Një hapësirë i jepet edhe aksionit të policisë për arrestimin e Vatës, i cili u kap në tentativë për t’u arratisur në Levan të Fierit, i fshehur brenda bagazhit të makinës së dy shtetasve turq, që më pas rezultuan të njohur të autorit dhe e ndihmuan atë të largohej nga vendngjarja.
Artikulli i plotë:
Detaje të reja po dalin në dritë rreth sherrit vdekjeprurës që ndodhi në orët e para të së martës në zonën e Ksamilit në Shqipëri , ku viktima është turistit 20-vjeçar portugez, Luis Miguel Varela Mendes.
Roli i dy oficerëve të policisë, të cilët ndodheshin në klubin e natës në kohën kur shpërtheu sherri vdekjeprurës, është tani në qendër të hetimit të autoriteteve. Dy oficerët, të cilët shërbejnë në shërbimet policore, dyshohet se ndodheshin në klubin e natës jashtë detyrës, duke ofruar shërbime mbrojtjeje për klubin e natës.
Sipas të njëjtave informacione, oficerët e policisë nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar përleshjen dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensionit, ndërsa pas incidentit të përgjakshëm nuk kanë njoftuar autoritetet kompetente për vrasjen.
Për këtë arsye, ata janë pezulluar, ndërsa ndaj njërit prej të dyve është ngritur një çështje penale, ndër të tjera, për moskallëzim krimi. Sipas çështjes, në zonë kanë qenë edhe dy persona të tjerë që punonin si roje sigurie në dyqan dhe po shqyrtohet edhe roli i tyre.
Kujtohet se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, fillimisht brenda ambienteve të klubit të natës që ndodhet në një kompleks turistik në Ksamil dhe më pas në plazhin e klubit të natës, ku 20-vjeçari u gjet i vdekur, pranë shezlongjeve.
Sipas hetimit të autoriteteve, ka pasur një përleshje të dhunshme midis disa personave, gjatë së cilës dyshohet se 29-vjeçari Sokrat Vata e ka sulmuar të riun portugez me një objekt të mprehtë, duke i shkaktuar atij lëndime të shumta në gjoks dhe shpinë.
Autoritetet po hetojnë ende përfshirjen e individëve të tjerë në sherr, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme, një burrë tjetër dyshohet se e ka goditur me grusht 20-vjeçarin.
Nën mikroskop, shkaku i sherrit
Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë shkaqet që çuan në përleshjen vdekjeprurëse, duke shqyrtuar të gjitha skenarët e mundshëm se si filloi tensioni. Një nga mundësitë që janë nën hetim është informacioni se konflikti fillestar është shkaktuar nga një incident që lidhet me një grua.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, 20-vjeçari portugez dyshohet se është përpjekur të ndërhyjë për të qetësuar situatën, por në fund e gjeti veten në qendër të sulmit që i kushtoi jetën.
Arrestimi i 29-vjeçarit
Pas një operacioni të autoriteteve shqiptare, u arrestua 29-vjeçari Sokrates Vata, i cili konsiderohet si i dyshuari kryesor për vrasjen. Siç dihet që prej dje, 29-vjeçari u gjet në Levan të Fierit, pas një bllokade policore, i fshehur në bagazhin e një makine që po shkonte drejt Tiranës.
and then