Vrasja e turistit portugez, policia “zbarkon” në Vorë dhe Kukës për kapjen e Daniel Gjanës dhe Bekim Bulicës. Në “sitë” edhe disa zona në Tiranë

Policia po zhvillon një operacion më bzë të gjerë për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë, ku dyshohet se fshihen Daniel Gjana allias Heurteven dhe Bekim Bulica pronar i “Principotes”. Gjana dyshohet se fshihet në zonën e Vorës.

Ndërkohë ka dyshime që këta persona mund të kenë kaluar tashmë edhe në territorin e Kosovës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×