U zu me shoferin dhe theu xhamin e autobusit, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se, pas një konflikti verbal me drejtuesin e një autobusi, ka dëmtuar automjetin duke i thyer xhamat me grushte.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Sipas Policisë, 33-vjeçari me inicialet Ç. K. është konfliktuar verbalisht me drejtuesin e autobusit për motive të dobëta.

Pas debatit, ai dyshohet se e ka fyer dhe ka bërtitur ndaj shoferit, përpara se të godiste me grushte autobusin.

33-vjeçari dyshohet se ka thyer xhamin e përparmë të autobusit dhe xhamin e derës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet hetimore dhe procedurale, duke bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë.

Ç. K. akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×