“Sokol Vata po ngacmonte një grua”/ Miqtë e turistit portugez zbardhin detaje nga ngjarja në Ksamil: Mendes ishte i pari që ndërhyri, por…

Në orët e para të së hënës një ngjarje e rëndë tronditi Ksamilin, ku një turist portugez, 20-vjeçari Luís Miguel Varela Mendes u vra pasi u godit disa herë me thikë nga autori Sokrat Vata.

Mediat portugeze hedhin një tjetër dritë në arsyet që kanë çuar në vrasjen makabre, ku referuar dëshmisë së miqve të turistit, gjithçka ka nisur pasi Mendes ka tentuar që të ndalojë një ngacmim që autori ishte duke i bërë një gruaje.

Ata përshkruan se kishin hasur një grua që po ngacmohej në një vend publik. Luís Mendes, pretendojnë ata, ishte i pari që u përpoq ta ndalte situatën.

Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen, dyshohet se ishte pjesë e grupit që po e shqetësonte gruan. Grindja midis shqiptarëve dhe grupit të Luís Mendes vazhdoi derisa ata arritën në radhë për të hyrë në një vendpushim në qytet, ku policia lokale beson se ka ndodhur krimi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×