Me pistoletë të mbushur dhe gati për qitje/ Parandalohet atentati në Tiranë? Bie në pranga 40-vjeçari te Liqeni i Thatë (VIDEO)

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri dhe municion luftarak.

Kontrollet u kryen në zonën e Liqenit të Thatë, nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi me inicialet G. K., 40 vjeç, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×