
Stiven Shpendi po pret prej kohësh një ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. Një ftesë që nuk i erdhi kurrë nga Silvinjo, por as nga Maran në grumbullimin e tij të parë në qershor.
Megjithatë, do të jetë e vështirë që sulmuesi të lihet përsëri jashtë grumbullimeve kuqezi, pasi ai e ka nisur sezonin e ri me fanellën e Empolit me këmbën e mbarë, duke shënuar që në ndeshjen e parë të Serisë B, kundër Kremonezes.
Në minutën e 21-të të takimit, sulmuesi i cili më parë ka luajtur me moshat kuqezi deri me Shqipërinë U21, u tregua i aftë që të shfrytëzonte një goditje nga këndi për të çuar topin në rrjetë. Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por më pas u akordua i rregullt. Stiven Shpendi ka shënuar 15 gola në sezonin e kaluar në Serinë B me fanellën e Empolit, ndërsa një edicion më parë kishte shënuar 4 të tillë me fanellën e Karrarezes.
and then