Riaktivizohen flakët në Krastën e Krujës/ Pesë vatra njëkohësisht, zjarri përhapet me shpejtësi

Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht gjatë orëve të fundit në masivin pyjor të Krastës në Krujë, duke vënë sërish në alarm strukturat e emergjencave civile.

Flakët po përhapen me shpejtësi pasi po favorizohen nga era e fortë në zonë, teksa vatrat e reja janë shfaqur në afërsi të sipërfaqeve që u prekën nga djegiet përgjatë ditëve të kaluara. Burimet zyrtare bëjnë me dije se deri në këto momente nuk ka një rrezik të drejtpërdrejtë për banesat apo bizneset që ndodhen pranë kësaj zone pyjore.

Për përballimin e situatës dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, në terren janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës dhe strukturat e emergjencave. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të vatrave, operacioni po zhvillohet i koordinuar me ndërhyrje si nga toka, ashtu edhe nga ajri me mjete të specializuara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×