Kuçovë – Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari, në lagjen “1 Maji” të Kuçovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, kur shtetasi S. R., 24 vjeç, ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij, i cili ishte i parkuar, ishte qëlluar me armë zjarri.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
and then