Atletico ngec ndaj Villareal, tifozët vërshëllejnë Alvarez, “buzëqesh”… Arsenal (VIDEO)

2 ndeshje 4 pikë. Ky nuk është starti perfekt për Atletico Madrid, por ekipi i Simeones ishte me fat teksa përballë Villareal shmangu humbjen në limite. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Atletico gjeti avantazhin falë një super goli të realizuar nga Pubill. Festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 66-të, Villareal fitoi një penallti, i konvertuar në gol nga Moreno. Simeone ndërhyri në formacion duke hedhur edhe Julian Alvarez, por “bomberi” argjentinas u prit me vërshëllima nga tifozët në stadium.

Kjo sfidë u kthyer në “malore” për Atletico-n ku në minutën e 76-të Le Normand shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Villareal përmbysi shifrat duke kaluar në avantazh, por për të shpëtuar Simeonen mendoi djali i tij, Giuliano i cili shmangu humbjen duke i dhuruar Atletico Madrid një pikë pas barazimit 2-2.

Pas ndeshjes, kur të gjithë lojtarët shkuan te përshëndeteshin me tifozët, Alvarez iu drejtua i vetëm dhomave të zhveshjes, i shoqëruar sërish me vërshëllima.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky detaj largon edhe më shumë argjentinasin nga Atletico, por sipas mediave spanjolle, në një kohë kur transferimi i tij në Barcelonë është thuajse i pamundur, Alvarez ka vendosur të pranojë ofertën e Arsenal, një opsion për të cilin edhe Atletico Madrid është dakord.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×