
Policia e Pukës ka goditur një rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”. Në pranga kanë përfunduar dy persona, babë e bir.
Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç, banues në fshatin Berishë. Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të mbjella në afërsi të banesës së tyre.
Operacioni është zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.
Bimët e dyshuara narkotike janë asgjësuar nga Policia me djegie, ndërsa një pjesë e tyre është sekuestruar për t’u përdorur si provë materiale në vijim të hetimeve.
Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të ndaluar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
and then