EMRI/ U dhunua nga një grup të rinjsh në Kakome, 46-vjeçari pësoi frakturë në kockën e syrit, u nis për mjekim në Janinë

Zbardhet identiteti i personit që mbeti i plagosur pas një përleshjeje në zonën e Kakomesë. Bëhet fjalë për Gentjan Papagjikën, 46 vjeç, banor i Sarandës.

Papagjika dyshohet se është dhunuar me grushte nga disa të rinj pas një konflikti të nisur për filmimin me telefon të zonës së plazhit. Si pasojë e goditjeve, 46-vjeçari ka pësuar frakturë në kockën e syrit dhe fillimisht është dërguar për mjekim në Sarandë.

Më pas, për shkak të dëmtimit, ai është nisur drejt Janinës, ku do të marrë trajtim më të specializuar. Ndërkohë, Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa personat e dyshuar për dhunën raportohet se janë identifikuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×