Bashkë me Ergys Agasin, arrestohet edhe Uljan Shpataraku, i besuari i Ilir Prodës. Nga Elbasani me makinë drejt Durrësit, itinerari që ndoqën (Detajet)

Bashkë me Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar edhe Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin me një automjet. Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Ple­pave.

Arrestimi i tyre vjen në kuadër të zhvillimeve në dosjen e AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posaçme (SPAK). Agasi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK.

Pritet që autoritetet të zbardhin në vijim edhe detajet mbi akuzat dhe rolin e Uliam Shpatarakut në këtë çështje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×