Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol

Rei Manaj vazhdon të jetë protagonist me fanellën e Sivasporit, por këtë herë goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhënë skuadrës pikët.

Sulmuesi shqiptar kaloi Sivasporin në avantazh në minutën e 32-të, duke u treguar i saktë brenda zonës dhe duke dërguar topin në rrjetë. Me epërsinë 0-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa Sivaspori e mbajti avantazhin deri në minutat e fundit të takimit.

Por, kur dukej se fitorja ishte në duart e skuadrës së Manajt, vendasit reaguan në mënyrë spektakolare. Në minutën e 90-të plus 2, Karadeniz riktheu baraspeshën, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, në 90+4, Beni realizoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Batman Petrolspor.

Pavarësisht humbjes, Rei Manaj konfirmon formën e mirë personale. Ky ishte goli i tij i tretë në katër javët e fundit të kampionatit me fanellën e Sivasporit.

Ndërkohë, një tjetër sulmues shqiptar ka lënë gjurmë në Itali. Kristian Shpendi e mbyll aventurën me Çezenën me një gol të veçantë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e klubit italian, duke arritur një shifër historike.

Ky ishte goli i 50-të i Shpendit me Çezenën, një realizim që e ngjit atë në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit. Pas kësaj sfide, Shpendi i jep lamtumirën Çezenës dhe nis një aventurë të re. Sulmuesi shqiptar do të transferohet te Kremoneze, me klubet që kanë arritur marrëveshjen për një shumë prej 4 milionë eurosh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×