Vodhi ‘Audin Q5″, por “kyç” gojën për të bërë deklarimin, policia kërkon ndihmën e Ambasadës Italiane për të dhënat e “skifterit” italian

Italiani 35-vjeçar Angelo Esposito ka refuzuar të japë deklarime për policinë, pas arrestimit për vjedhjen e makinës “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Burime thonë se i riu ka refuzuar të japë edhe gjeneralitetet e emrit, ndërsa me vete nuk i është gjetur asnjë dokument.

Policia është lidhur me ambasadën italiane në Tiranë për të marrë më tepër informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri. Deri në këtë fazë mbetet i paqartë shkaku i hyrjes së tij brenda vendit tonë dhe koha, ndërsa pritet përgjigje e ambasadës për të sqaruar rrethanat e plota.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×