Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit.

Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Indrit Shyti, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, kanë mbetur të plagosur.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit, i cili raportohet se ka pësuar dëmtime më të rënda, ndodhet në sallën e operacionit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe sistemimin e kolonës së automjeteve të krijuar si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në daljen e automjetit nga rruga.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×