
Duke nisur nga sot ka hyrë në fuqi rregullorja e re e GJKKO, ku preket puna e avokatëve, gazetarëve, por dhe vetë gjyqtarëve. Avokati Maks Haxhia në një dalje për mediat nga jashtë ambienteve të GJKKO, kundërshtoi rregulloren, ndërsa theksoi se puna e tyre kufizohet, pasi i privohen të drejtat legjitime. Ai tha se asnjë rregullore nuk mund të kufizojë një të drejtë kushtetuese.
Haxhia:7 anëtarët e dhomës, kanë qenë jo tolerues ndaj shkeljeve që bëhen. Nuk kemi pasur asnjë reagim nga trupa gjyqësore për shkelje të tilla, atëherë pse reagohet dhe bëhet problem tani! Kur nuk ka qenë problem, pse kanë vendosur këto rregullore! Na duken kushte të ashpra. Mesa di unë, bëra dhe verifikime, konstatuam se këtë javë nuk ka gjyqe. Nuk mund të them që të bojkotoni gjyqet. Përsa kohë dhoma nuk ka dalë me një vendim, s’bëj dot thirrje që mos të shkojnë në gjyqe.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Klodian Skënderi: Celulari për ne avokatët është mjet pune. Aovkati është dhe njeri, ka nevojë të komunikojë dhe me familjarët e tj dhe ky bie ndesh dhe me të drejtat e njeriut. Është kufizim që bie ndesh me të drejtën që kemi ne si avokatë për të ushtruar profesionin tonë.
Haxhia: Kjo rregullore, përcakton që telefoni i ndalohet dhe gjykatësit. Por dhe gjykatësi njeri është, i duhet telefoni. Unë kur jam në seancë komunikoj me studion, që të bëhet gati x material. Si të komunikoj? Të dal jashtë dhe të nis shënime me bllok. Bota po shkon në hënë, në mars, me një klik. Asnjë rregullore nuk mund të kufizojë një të drejtë kushtetuese. Ne jemi për llogarinë tonë këtu, kundër çdo shkeljeje.
and then