Burnley, Broja e nis nga stoli, Daku dhuron assist për Spartak Moskow (VIDEO)

Dita e fundit e merkatos solli një surprizë të madhe për Armando Brojën, me Burnley që shiti Flemming, sulmuesin e tyre kryesor, një lëvizje kjo që në letër i mundëson sulmuesin kuqezi më shumë minuta, por në fushë nuk rezultoi e tillë pasi në sfidën kundër Middlesbrough, trajneri i Burnley e la sërish në stol. Broja u hodh në fushë në minutën e 77-të pasi rezultati ishte 1-1. Impakti i tij ishte pozitiv, me sulmuesin kuqezi që dhuroi disa sinjale të mira, por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e këtij takimi pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Ndryshe nga Broja, qendërsulmuesi tjetër i ekipit përfaqësues, Mirlind Daku zbriti në fushë si titullarë për ekipin e tij Spartak Moskow.

Daku dhuroi një assist për Zobnin çka solli barazimin e përkohshëm të rezultatit 1-1 përballë Rodina Moskow. Çuditërisht, Daku u zëvendësua menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa ekipi i tij shënoi dhe dy herë të tjera duke dale me 3 pikë nga ky takim pas rezultatin 3-1.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×