
Carlos Alcaraz vijon me fitore pas rikthimit në fushë. Spanjolli siguroi biletën për në raundin e tretë të US Open, pasi mposhti në përmbysje portugezin Jaime Faria.
Alcaraz e nisi ndeshjen në disavantazh, duke humbur setin e parë 6-4, por reagimi i numrit një të turneut ishte i menjëhershëm. Spanjolli dominoi setin e dytë, të cilin e fitoi 6-0, ndërsa në të tretin triumfoi 6-3.
Në setin e katërt, Alcaraz nuk i la më hapësira kundërshtarit, realizoi dy break-e dhe mbylli ndeshjen me rezultatin 6-2, për një fitore 3-1 me sete pas 2 orësh e 41 minutash lojë.
Në raundin e tretë, Alcaraz do të përballet me kinezin Wu, i cili kaloi më tej pas fitores së pastër 3-0 ndaj australianit Duckworth.
Nuk pati supriza në sfidat e tjera të raundit të dytë teksa arritën të kualifikoheshin amerikanët Tiafoe dhe Tommy Paul, ndërsa një biletë për në raundin e tretë arritën edhe Lehecka dhe Bublik.
and then