
Një vit më parë, kur zbarkoi në Torino, Spalletti vendosi veten në provë, nuk pranoi një kontratë afatgjatë, pasi fillimisht kërkonte të justifikonte besimin e klubit. Pavarësisht se nuk arriti të përmbush objektivin e vetëm që ishte në valle, prezenca në Champions, Juve jo vetëm që i besoi, por i rinovoi edhe kontratën. Situata tani është totalisht ndryshe, pasi Spalletti ka bërë vetë ekipin nga e para, ku gjatë kësaj vere në Torino zbarkuar lojtarë të rëndësishëm si Woltemade, Kolo Muani etj. Për Spallettin, e sigurt është se Juve ka dalë më e fortë nga merkato:
“Woltemade është lojtari që kërkonim, për karakteristikat e tij fizike. Nuk është një finalizues tipik, por është apo jo duhet të bëhet me çdo kusht. Në përgjithësi, me 9-të lojtarë të afruar, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një merkato të rëndësishme. Kemi rritur ndjeshëm nivelin e skuadrës pas merkatos së verës”, u shpreh Spalletti.
Pavarësisht investimeve të bëra, trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk dëshiron të vendos limite, apo objektiva, në sytë e tij, janë të paktën 7-8 skuadra me nivel të larta në Serie A, ndërsa favoritet për titullin mbetet Inter:
“Ata janë një skuadër e fortë dhe e kanë treguar këtë. Inter është në kushte për të mbrojtur titullin kampion pasi një merkato korrekte që kanë zhvilluar”, theksoi Spalletti.
Në intervistën e tij për “Sportmediaset”, trajneri i Juves vlerësoi Kenan Yildiz, në sytë e tij, fantazisti turk është lojtari më i mirë në Serie A.
and then