
AF Luftëtari ka vendosur për një ndryshim rrënjësor në Kategorinë e Dytë. “Panorama Sport” sjell logon e re të zyrtarizuar nga FSHF.

Bëhet fjalë për Luftëtarin e ri, pasi i vjetri është shpërbërë. Bie në sy ndryshimi rrënjësor nga logo e vitit 2020, kur u themelua klubi i ri.
Gjirokastra është një nga qytetet me histori në futbollin shqiptar. Kujtojmë se Luftëtari i vjetër kishte një brez të artë në vitet ’80.
Arritja më e madhe për qytetin e Gjirokastrës është mbyllja e sezonit 1977/78 si nënkampion. Me vetëm 3 pikë më tepër në krye ishte Vllaznia që fitonte titullin.
SI ISHTE LOGO E VJETËR:

and then