Haaland “thyen” Porton, realizon “dopjetë”, Marseca: Nuk ishte e lehtë

2 gola të Haaland për 3 pikë. Man.City triumfon në Portugali, thyen 2-0 Porton duke i bërë një nisje pozitive Fazës së Ligës në Champions. Në “Dragao”, Man.City kishte kontrollin total të lojës, 64% mbajtja e topit, 20 tentativa, 10 goditje në kuadrat, 6 raste të pastra për gol, shifra që tregojnë qartë supermacinë e ekipit të Marseca-s. Çuditërisht, pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura.

Më në fund, me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Enzo Fernandez futi në zonë një kros perfekt, aty ku Haaland me kokë u tregua i saktë duke zhbllokuar rezultatin. Man.City nuk e uli ritmin për asnjë moment, në kërkim të golit të dytë, një gol që erdhi vonë në minutën e 91-të, ku sërish Haaland, me një goditje brenda në zonë dyfishoi shifrat duke hipotekuar suksesin e Man.City në transfertë përballë Portos.

Pas ndeshjes, Enzo Marseca i gëzohet këtij suksesi, ndaj një ekip të fortë: “Këtu nuk është kurrë e lehtë, kanë pësuar vetëm 1 humbje në 15 ndeshjet e fundit në Evropë në shtëpinë e tyre. Porto është një skuadër që luan mirë. Haaland? Ai është gjithnjë aty. Ne kemi për detyrë të ndërtojmë, për pjesën tjetër mendon Haaland. Ai është gjithnjë aty për të shënuar”, u shpreh Enzo Maresca.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×