Emri/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë. Automjetin më pas e hodhën në lumë, vritet brutalisht shqiptari në Itali (Detaje)

Një 35-vjeçar shqiptar është identifikuar si viktima e vrasjes së rëndë në San Giorgio delle Pertiche, në Itali. Bëhet fjalë për Ferdinant Hotin, banues në Mirano, trupi i të cilit u gjet në një Fiat Bravo të zhytur në lumin Tergola.

Identifikimi u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe provave të tjera të mbledhura nga hetuesit. Sipas autopsisë, 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa në momentin e ekzekutimit i kishte duart të lidhura. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se viktima kishte ndërruar jetë para se trupi të hidhej në ujë, pasi nuk u gjetën shenja uji në mushkëri.

Karabinierët po rindërtojnë lëvizjet e shqiptarit gjatë mbrëmjes së 7 shtatorit, ndërsa po analizohen kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar personat me të cilët ai është takuar.

Ndërkohë, përmes numrit të shasisë është identifikuar edhe pronari i Fiat Bravo-s, një banor i provincës së Venecias, i cili nuk kishte raportuar vjedhjen e automjetit.

Hetuesit po e marrin në pyetje për të sqaruar rolin e tij në ngjarje.

Gjetja e trupit në një thes të zi, i mbuluar me goma automjetesh, si dhe zhytja e makinës në lumë, kanë përforcuar dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje të planifikuar dhe një përpjekje për të fshehur gjurmët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×