
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La Liga si golashënuesi më i mirë dhe kaloi kuotën e 40 golave në të gjithë turnet, sërish tifozët e Real Madrid ishin të pakënaqur, madje shkuan deri aty sa hapën një peticion ku kërkon largimin e “gjelit” më të famshëm.
Kapiteni francez vërtetoi edhe gjatë Botërorit “FIFA2026” që është një lojtar klasi ku u shpallet dhe golashënuesi më i mirë i këtij turneu. Mbappe kritikohet shpesh për atë që jep në fazën defensive të lojës, ku shpesh nuk është shumë prezent, por për Mbappe-n, nuk është normale që të ketë kaq shumë kritika rreth tij.
Në një intervistë për ‘France Football’, Mbappe u ndal te ky detaj: “Nuk është normale që të shihet vetëm kontributi im fazën defensive. Shpesh, golat e mi zbehet nga debati mbi rolin tim në mbrojtje dhe sa kilometra vrapoj, kjo nuk më duket normale, por tani nuk më bën më përshtypje. Prej vitesh tashmë të gjithë e dinë se çfarë jam në gjendje të bëj. Diskutimi të do jetë i njëjtë edhe nëse nuk shënoj. Në jetë kam mësuar se në një ndeshje futbolli ka me miliona trajnerë. Një lojtar që shënon nuk do të jetë kurrë një problem për një skuadër, sepse nuk kam parë kurrë një skuadër që fiton trofe pa shënuar asnjë gol”, u shpreh Kylian Mbappe në një intervistë për ‘France Football’.
and then