Dosja “Revanshi”/ Nga Durim Bami, tek Aldo Avdylaj dhe Altin Morina, GJKKO shpall vendimin për 7 të pandehurit

GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg. Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Prokuroria më herët kërkoi dënimin e të pandehurve:
Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edson Jozëik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina: 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×