I dënuar me 12 vite në Shqipëri për dosjet “339” dhe “Volvo 4”, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli

Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri në kuadër të dosjeve “339” dhe “Volvo 4”, është arrestuar në Belgjikë gjatë një operacioni antidrogë.

Avdyli është ndaluar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK, Policisë së Shtetit dhe autoriteteve belge.

Ai ishte dënuar për përfshirjen në një grup kriminal të hetuar në kuadër të dosjes “Volvo 4”. Mes akuzave ndaj tij ishte edhe aktiviteti i lidhur me një laborator për përpunimin e heroinës në Has.

Arrestimi në Belgjikë pritet të pasohet nga procedurat përkatëse ligjore lidhur me vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×