Ronaldo gati për hapin e madh, mund të bëhet pronar i Al Nassr

Cristiano Ronaldo mund të mos jetë vetëm ylli i Al Nassr, por edhe një nga njerëzit që do të vendosin për të ardhmen e klubit. Sipas DAZN Portugal, futbollisti portugez është pjesë e një grupi prej pesë investitorësh që po përgatit një ofertë për blerjen e klubit saudit.

Bëhet fjalë për një investim të konsiderueshëm, pasi secili prej tyre pritet të kontribuojë me të paktën 92 milionë euro në marrëveshje.

Nëse operacioni realizohet, do të ishte një lëvizje e jashtëzakonshme për Ronaldon, i cili do të kalonte nga lideri i skuadrës në një prej personave me ndikim direkt në drejtimin e Al Nassr.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×