Valverde: 250 ndeshje me madrilenët, shifër e paimagjinueshme

Një tjetër moment special në karrierën e Fede Valverdes. Mesfushori uruguaian shënoi një tjetër piketë me fanellën e Real Madridit, duke regjistruar ndeshjen e tij të 250-të në La Liga me gjigantët spanjollë, në fitoren 3-2 ndaj Elches në “Martínez Valero”.

“250 ndeshje në La Liga me Real Madridin? Askush nuk e imagjinon se mund ta arrijë një shifër të tillë, apo të realizojë kaq shumë gjëra.

Kam arritur shumë këtu, por dua të fitoj edhe më shumë trofe, të vazhdoj të shkruaj historinë e këtij klubi dhe të lë gjurmën time te klubi më i mirë në botë. Për mua është një nder dhe kënaqësi e madhe. Për sa kohë që fiton skuadra, jam i lumtur”.

Fitorja ndaj Elche: “Jemi të kënaqur, bëmë një nga pjesët e para më të mira të sezonit. Jemi të lumtur për rezultatin dhe rikthimin te fitorja. Shokët e skuadrës bënë një ndeshje shumë të mirë dhe, mbi të gjitha, golashënuesit ishin aty kur duhej”.

Për derbin: “Kur fiton, është gjithmonë e rëndësishme për ta vazhduar luftën në La Liga, për të qëndruar lart dhe fituar besim. Duhet të mbërrijmë në gjendje të mirë te derbi i fundjavës. Kjo fitore na jep motivim të madh dhe energji pozitive. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

Për Diomande: “Janë lojtarë shumë të shpejtë. Po njihemi me Diomande. Është një lojtar që ka të gjitha cilësitë për të avancuar, për të dribluar dhe fituar duelet një kundër një. Unë besoj tek ai, besojmë të gjithë tek ai. E dija se do të kishte mundësinë të jepte një asist ose të shënonte dhe në fund dha një pasim spektakolar për Mbappé”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×