Hetimet ndaj Ballukut për vilën në jug të vendit! Alban Eftimi del nga SPAK pas 5 orësh

Arkitekti Alban Eftimi u pyet sot për rreth pesë orë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në lidhje me hetimet për vilën në Palasë, e cila u sekuestrua pak ditë më parë në kuadër të çështjes ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Më herët nga ambientet e prokurorisë doli edhe vëllai i tij, Olsi Eftimi.

Emri i studios së tyre “Atelier 4” është përfshirë në dosjen e SPAK-ut pas sekuestrimit të një tjetër vile në jug të vendit. Objekt hetimi janë bërë disa komunikime përmes e-mail-it që lidhen me arredimin e pronës. Në një e-mail të datës 14 shtator 2020, Alban Eftimi i përcillte Ballukut ecurinë e ndërhyrjeve në vilë, ku përmendeshin ndërtimi i pishinës “infinity”, vaskat hidromasazhuese, suitat dhe përdorimi i drurit “teak” në ambientet e jashtme.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është võrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në 8 procedura tenderuese. Gjithashtu, ajo ndodhet nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje të pasurisë pas zbulimit të vilës në Palasë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×