
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në lagjen nr. 1, në një subjekt tregtar pranë shëtitores së qytetit.
Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri në këto momente, identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
and then