
David Beckham nuk ka dilema. Sipas tij, ai që e meriton Topin e Artë është Lionel Messi. Kjo është ajo që ka thënë Beckham, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Kur e shihni duke bërë gjëra të tilla, kur e shihni Botërorin që ka zhvilluar, nuk ka askush në moshën 39-vjeçare që po bën atë që bën ai dhe në atë nivel. Ai meriton të jetë në konsideratë për ‘Topin e Artë’. Sipas mendimit tim, ai duhet ta fitojë”.
Për Beckham, mosha nuk e ka zbehur aspak ndikimin dhe nivelin e yllit argjentinas, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij.
Deklarata e Beckham pritet të hapë edhe një herë diskutimin rreth kandidatëve për “Topin e Artë” dhe nëse Messi duhet të jetë sërish në mesin e emrave kryesorë për këtë trofe.
and then