Ishte opsion për Shqipërinë, por Mehmeti i “rreh” zemra për SHBA: Emocion t’i shikoja në Botëror

Lojtari shqiptar i New York Red Bull, Adri Mehmeti ishte një opsion i mirë për kombëtaren kuqezi, por Mehmeti u grumbullua nga Pochettino tek SHBA.  Pas ftesës, Mehmetit nuk fshehu dot emocionet.

“Për mua, të shikoja Botërorin, veçanërisht ekipin e SHBA-së dhe gjithçkaje që lidhet me të, më dha një emocion të veçantë.

Sa herë që shënonin gol, sa herë që e dërgonin topin në rrjetë, ndieja njëfarë drithërime gëzimi. I shihja dhe mendoja me vete: ‘Shpresoj që një ditë të jem aty dhe të kem mundësinë të përfaqësoj kombëtaren e SHBA-së’.

Ftesa për t’u bashkuar me ekipin ishte vërtet emocionuese, sepse është diçka që e kam ëndërruar që kur isha fëmijë dhe i shihja duke luajtur. Jam vërtet i entuziazmuar”, u shpreh 17-vjeçari Mehmeti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×