
Një deklaratë e Sergen Jalçin për Ernest Muçin ka tërhequr sërish vëmendjen në Turqi, ndërsa futbollisti shqiptar ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’iu përgjigjur.
Pas humbjes së Trabzonsporit ndaj Koniasporit, paraqitja e Muçit u bë pjesë e diskutimeve në emisionin sportiv “KAFA Sports”. Gazetari Candas Tolga e cilësoi paraqitjen e shqiptarit si një nga ato për t’u harruar, duke thënë se Muçi ishte “shumë dobët” në këtë takim.
“Muçi ishte gjithashtu shumë dobët në ndeshjen ndaj Koniaspor”- tha gazetari.
Në këtë moment, Sergen Jalçin ndërhyri me një koment që lidhet drejtpërdrejt me kritikat që ka bërë ndaj Muçit edhe gjatë kohës kur drejtonte Besiktasin. “Nuk dua që të them: ‘Ta thashë’.
Nuk mund të mungonte një reagim i Muçit, i cili pëlqeu postimin.
and then